Zgjedhjet në Kosovë: Sot afati i fundit i emigrantëve për t’u regjistruar
Kjo e enjte 26 dhjetor shënon dhe afatin e fundit e emigrantëve nga Kosova për t’u regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook, duke u bërë thirrje atyre që nuk janë regjistruar te regjistrohen.
“Mërgatë e dashur ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat dhe konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që i kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë s’ka qenë. E di që jeni të angazhuar me punë dhe obligime. Por, ju premtoj që procedura nuk ju merr më shumë se 4 minuta kohë. 4 minuta të kohës suaj të vlefshme për 4 vjet vendimtare për Kosovën, për progresin dhe sigurinë e shtetit tonë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i vendit tha se pa regjistrim nuk ka votim.
”Ju që jeni regjistruar kontaktoni miqtë dhe familjarët tuaj e meqë tashmë e dini si bëhet regjistrimi ndihmoni edhe ata që të regjistrohen suksesshëm. Pa regjistrim nuk ka votim. Regjistrohuni online në platformën e KQZ-së për të votuar nga jashtë për zgjedhjet e shkurtit 2025. Vota juaj është e drejtë demokratike dhe shërbim i pazëvendësueshëm për vendin tonë”, tha Kurti.
Ndryshe zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt 2024.
EXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës