“Kurth i sajuar”, Veliaj: Jam kallëzuar në SPAK nga një anonim që nuk ekziston

26 Dhjetor 2024 | 17:05

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se kallëzimi i tij në SPAK është një kurth i sajuar me letër anonime nga një person që nuk ekziston.

Veliaj u shpreh se është informuar se denoncimi ndaj tij është bërë nga një person me emrin Nesti Angoni, i cili në bazë të regjistrit të gjendjes civile, të cilin ai si kryebashkiak e disponon, nuk ekziston.

“Jam informuar, se jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që nuk ekziston. Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston, me një letër anonime, është një kurth i sajuar, të gjithë e dimë kë përfaqëson, çfarë përfaqëson ky stil. Duke qenë se kreu i bashkisë e ka gjithë regjistrin e gjendjes civile kam qenë bashkëpunues. E di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha para zgjedhjeve dhe ku jam pas zgjedhjeve. Unë hyj te ajo racë politikanësh që nuk i them SPAKU-t, SKAP kur nuk i intereson. As nuk kam bërë letra anonime, se nuk jam brez i letrave anonime”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se pavarësisht letrave anonime apo kurtheve politike, ai do të vazhdojë angazhimin e tij në mbështetjen e qytetarëve të Tiranës.

“Këtu do jemi, në maj do t’ju mundim me gjithë letrat anonime, me gjithë kurthet dhe me gjithë klithmat e hienave”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u paraqit në ambientet e SPAK në orën 08:55 të enjtes dhe doli nga Prokuroria pas rreth 5 orësh, duke mos dhënë asnjë koment për mediat.

Veliaj besohet se është marrë në pyetje mbi hetimin pasuror ndaj familjarëve të tij të nisur nga Prokuroria e Posaçme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026