U mor në pyetje nga hetuesit, Erion Veliaj del pas 5 orësh nga SPAK
Kreu i Bashkisë së Tiranës doli pas pesë orësh qëndrimi në ambientet e SPAK. Veliaj nuk preferoi të bënte komente për paraqitjen atje ndërkohë tha se do të fliste në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës sot në orën 16:00.
Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK në orën 08:55 dhe doli nga Prokuroria në orën 14:12 dhe besohet se është marrë në pyetje mbi hetimin pasuror ndaj familjarëve të tij të nisur nga Prokuroria e Posaçme.
Kujtojmë se javën e shkuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK në banesën dhe biznesin e saj.
GJKKO rrëzoi gjithashtu dhe kërkesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK.
Kontrollet u ushtruan dy javë më parë me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa është bashkëthemeluese.
Veprimet e organit të akuzë vijnë pas nisjes së hetimit pasuror për kryebashkiakun dhe familjarët e tij.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë