Rusia merr në mbrojtje Serbinë: Protestat në Beograd të paguara nga Perëndimi

27 Dhjetor 2024 | 08:41

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, thotë se shtetet perëndimore po planifikojnë të destabilizojnë Serbinë dhe se të frymëzuara nga “revolucionet me ngjyra” po bëjnë presion mbi autoritetet legjitime.

Ajo shtoi se autoritetet e përkohshme në Prishtinë, me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, po krijojnë kushte të padurueshme për popullatën serbe në Kosovë, duke tentuar t’i dëbojnë ata, duke e penguar “Listën Serbe” të marrë pjesë në zgjedhje.

“Përpjekjet e Perëndimit kolektiv për të ndezur situatën në vend, duke përdorur teknikat e një “grusht shteti të stilit Maidan” janë të dukshme”, shtoi ajo. “Reagimi i vetëm i mundshëm është t’i përmbahemi germës dhe frymës së kushtetutës së vendit dhe të respektojmë zgjedhjen e popullit serb që votoi për interesat kombëtare të vendit të tyre”, përfundoi Zakharova.

Edhe presidenti serb Vuçiç ka akuzuar se protestat e organizuara në Beograd janë të paguara nga Perëndimi.

Mijëra qytetarë u mblodhën të dielën në atë që shihet si protesta me e madhe në historinë e Serbisë me thirrje kundër Vuçiç dhe qeverise se tij.

Ishte pikërisht shembja e çatise se stacionit hekurudhor në qytetin verior te Novi Sad ne fillim të nëntorit, që la te vdekur 15 persona.

Një pjesë e madhe e opinionit publik dhe protestuesit, fajësojnë për fatkeqësinë korrupsionin e përhapur në qeverinë Vuçiç dhe punimet e dobëta në ndërtesën e stacionit hekurudhor, që u rinovua dy herë në vitet e fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026