Deputeti shqiptar në Serbi: Çfarë do të ndodhë po Vuçiç fitoi betejën me qytetarët

25 Dhjetor 2024 | 13:13

Në Serbi ka revoltë gjithëpopullore, thotë deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi. Në rast se presidenti serb Aleksandar Vuçiç e fiton betejën me qytetarët, thotë ai, do e çojë Serbinë në drejtim të diktaturës.

Rrugët e kryeqendrës së Serbisë janë mbushur me protestues kundër Vuçiçit dhe qeverisë atje.

Mbi 100 mijë njerëz dolën në rrugë në një organizim të studentëve dhe sindikatave të fermerëve.

Atje po përkohet përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit të trenit në Nov Sad, ku humbën jetën 15 njerëz.

Tash e disa javë, protestuesit kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e Beogradit.

Revolta gjithëpopullore e qytetarëve, sipas Kamberit, vjen nga mosgatishmëria e Vuçiçit për të biseduar me grupet e pakënaqura.

“Kemi një revoltë të tillë gjithëpopullore në Serbi, kur absolutisht e shohim që ekziston një mosgatishmëri absolute e presidentit Vuçiç që të ulet të bisedojë me grupet e pakënaqura me studentë, qoftë me opozitën, qoftë me pakicat që janë grupet më të margjinalizuara. Do të shohim sa do të zgjasë, cili do të jetë niveli dhe dinamika e protestave këto ditë në Serbi. Regjimi pret që festat e fundvitit të sjellin një ulje pak të protestave, sepse njerëzit janë të marrë në protesta por nga ana tjetër ata që janë në prapaskena të organizimit të protestave duhet ta dinë se nëse ndërpritet, i ndalet hovi, ato edhe do të pushojnë aty”, deklaron Kamberi për KosovaPress.

Në përpjekje për të penguar protestat, Qeveria e Serbisë ka zgjatur pushimet dimërore të shkollave duke i nisur ato gati një javë më herët.

Dhuna e herëpashershme ka përcjellur protestat, ndërkaq nga grupe pro-qeveritare ka pasur përpjekje për të penguar protestat.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë deklaron për KosovaPress se Vuçiç do të parandalojë çdo përpjekje për të mos e rrezikuar regjimin e tij.

“Në rast se Vuçiç e fiton këtë betejë me qytetarët e revoltuar, mendoj që do ta çojë Serbinë prej autokracisë në drejtim të një diktature, ku do të vendos ligje dhe rregulla të hekurta në mënyrë që të parandalojë çfarëdo përpjekje tjetër që në këtë formë të rrezikohet regjimi i tij. Ajo që është me rëndësi për vitin tjetër të shohim se cili do të jetë reagimi i Bashkimit Evropian ndaj protestave dhe ndaj regjimit të Vuçiçit në tërësi, çfarë qëndrimi do të mbajnë ata dhe çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me një shtet që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, që merr financat nga BE por që mendjen e ka tek perandoritë e lindjes, qoftë te Rusia, qoftë te Kina”, përfundon ai.

Vuçiç, i cili akuzohet për sundim gjithnjë e më autokratik ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën./Kosovapress

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”

Kryeministri Edi Rama mbërriti herët në mëngjes në selinë e Partisë Socialiste, ku po zhvillon një takim me drejtuesit politikë të qarqeve. Gazetarja e Euronews,...
08:40 | 27/07/2026

Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të...
08:15 | 27/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026