Skandali te Sanatoriumi, dënohet sanitarja Tire Alldervishi
Gjykata e Tiranës dënoi këtë të premte sanitaren Tire Alldervishi vetëm për mashtrim, ndërsa pjesën tjetër të personave nën akuzë i deklaroi të pafajshëm.
Ajo u dënua me 4 vite burg por ish-sanitares së “Sanatoriumit” iu caktua dënimi alternativ me shërbim prove me 2 vite duke qenë se ekzekutimi i këtij dënimi kishte filluar që nga dita që është arrestuar, 12 janar 2021, togat e zeza urdhëruan pezullimin e dënimit me burg për 11 muajt e mbetur.
Kujtojmë se Porkuroria e Tiranës në konkluzionet saj përfundimtare për skandalin “Tire” gjatë kohës së COVID 19, kishte kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale, të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda.
Nga 6 vite burg prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar për infermjeret Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj. Ato akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre.
Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjeter Rukije Hoxhaj.
Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigative dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjarëve të pacientëve që ishin të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, merrte para në kërkim të shërbimit. Po ashtu Tire u filmua nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj që ishte me Covid-19.
Por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësorë është zhvilluar me gjykim të zakonshëm prandaj ka zgjatur në kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet