Arrestohen në Qafë Thanë dhe në Kapshticë tre persona të shpallur në kërkim
28 Dhjetor 2024 |
14:01
Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar këtë të shtunë në pikat kufitare të Qafë Thanës dhe Kapshticë.
Policia Kufitare e Qafë Thanës ka njoftuar se ndaluan në hyrje, shtetasin M. D., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu u kap dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosje”.
Ndërkohë Policia Kufitare në Kapshticë, ka njoftuar se në hyrje u kapën shtetasit në kërkim:
- P., 33 vjeç, banues në Elbasan i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”
- L., 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.
Të dyja rastet, i kaluan DVP Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Lajme të Sugjeruara
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta