Karikues unik për pajisjet elektronike, hyn në fuqi rregullorja e re për vendet e BE
Konsumatorëve evropianë nuk do t’u duhet më një karikues ndryshe për telefonat smart, tabletat, kamerat, kufjet dhe platformat e video-lojërave, pasi karikuesi me hyrje USB i tipit C do të kthehet në mjet standard për pajisjet elektronike të lëvizshme në mbarë bllokun.
Masa e re do të hyjë në fuqi këtë të shtunë, rreth 2 vjet pasi Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare votuan me shumicë dërrmuese në favor të heqjes së metodave alternative të karikimit.
Kjo do të thotë se pajisjet e vogla dhe ato me përmasa të mesme elektronike të shitura në BE duhet të jenë në përputhje me hyrjen USB-C.
Në bazë të rregullave të BE-së, konsumatorët mund të zgjedhin edhe një karikues ndryshe për çdo pajisje. Prodhuesit e kompjuterëve tip ‘laptop’ do të përballen me të njëjtin ligj nga 28 prilli i 2026-s.
Kompanitë e pajisjeve elektronike i kanë rezistuar për vite me radhë thirrjeve të BE-së për të standardizuar karikuesit.
Vendimi do t’i prekë të gjithë ata, por mbi të gjitha “Apple”, që fillimisht i kontestoi rregullat, për arsye të lidhura me inovacionin.
LEXONI GJITHASHTU:
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 18:28 284 milionë euro ryshfet, dënohet me vdekje zyrtari kinez
- 18:18 E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
- 18:16 Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 18:10 Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
- 18:05 Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar