Rama: Shqipëria do të mikpresë samitin e NATO-s në vitin 2027
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të hënë konferencën e fundvitit me gazetarët, ku u ndal te situata politike në vend dhe puna e bërë nga qeveria gjatë vitit që lamë pas.
Rama në fjalën e tij njoftoi se Shqipëria në vitin 2027 do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s që do të mbahet në Tiranë.
Shefi i qeverisë tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe liderët e tjerë botërorë do të jenë në Tiranë duke dhënë një mesazh të qartë lidhur me pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë ishte mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne kemi filluar punën së bashku me NATO-n. Një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranë para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte çfarëdo ka ndërtuar në këtë dekadë. Ardhja e Presidentit të SHBA-ve dhe të gjithë udhëheqësve të NATO-s është njëkohësisht një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë dhe lidhur me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Ne jemi një vend i vogël. Kemi një peshe modeste, por sot trajtohemi si të barabartë dhe me një respekt që asnjëherë nuk e kemi pasur në historinë tonë,” tha Rama.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni