Kurti: Ky vit do të hyjë në historinë ekonomike të Kosovës, arrihet 10 miliardëshi

30 Dhjetor 2024 | 14:05

Viti 2024 do të hyjnë në historinë ekonomike të Kosovës, si viti në të cilin është arritur 10 miliardëshi. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën vjetore të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ku u shpalosen mbështetja e bizneseve gjatë vitit 2024 dhe planet për vitin 2025.

Kryeministri Kurti duke folur për rritjen ekonomike, ku tha se Kosova ka treguar një rritje mesatare prej 6.6.% përgjatë katër viteve.

Sipas tij, këtë rritje ekonomike e kanë ndarë me fëmijët, nënat, pensionistët, studentët dhe bizneset.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u shpreh se Kosova me treguesit ekonomik në rritje është më mira në rajon.

Si sukses për vitin 2024, ajo e ndau edhe marrëveshjen me CEFTA-në dhe përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK-un.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm në KIESA, Zef Dedaj thotë se përgjatë vitit 2024 si KIESA kanë mbështetur rreth 500 biznese në vlerë prej 7.3 milionë euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026