Bien kreditë për bizneset, shtohen kërkesat nga individët
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin nëntor është ngadalësuar kërkesa për kredi ku janë aprovuar rreth 24.4 miliardë lekë nga 26.9 miliardë lekë që ishte një muaj më parë.
Shifrat e raportuara nga bankat tregtare, flasin për një rënie të kërkesës nga bizneset, ndërsa për individët vazhdon trendi në rritje.
Megjithatë, në tërësi, performanca e kredisë mbetet pozitive, pasi i gjithë portofoli i kredisë së disbursuar deri në nëntor rezulton se është 824.3 miliardë lekë.
Gjatë gjithë vitit 2024 mbështetja e bankave për ekonominë e vendit ka qenë pozitive sidomos më shumë për bizneset në sektorin e turizmit.
Ndërkohë edhe vendimi për uljen e normës bazë te interesit ka dhënë efekte, duke i bërë kreditë më të lira si për qytetarët ashtu edhe për kategorinë e bizneseve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Investitorët e Zvërnecit kanë zhvilluar një nga destinacionet më të vizituara në Katar
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Një në tre shqiptarë nuk mund të paguajë qiranë, faturat apo pushimet
- 21:23 Rezultatet e fundit/ Numërohen mbi 80% e kutive në Kosovë
- 21:18 Pankartat e ditës së 8 të protestës së etiketuar si “Revolucioni i Flamingove”
- 21:14 Zgjedhjet në Kosovë, Demokracia në Veprim publikon rezultatet paraprake
- 21:09 Rrëzohet helikopteri i xhandarmërisë franceze, dyshohet për viktima
- 21:06 Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve
- 21:01 Aksident i rëndë në Kroaci, 4 të vdekur nga përplasja e 2 automjeteve