Rama: Investitorët e Zvërnecit kanë zhvilluar një nga destinacionet më të vizituara në Katar

6 Qershor 2026 | 15:21

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga një kompleks turistik në një ishull të Katarit, duke e sjellë atë si një shembull suksesi të investimeve të vëllezërve Al Khayyat, të cilët janë gjithashtu të përfshirë në projektin e Zvërnecit në Shqipëri.

Rama thotë se ky kompleks është një nga destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i administruar nga brendi “Anantara” ndërsa thekson se investim është realizuar nga të njëjtët vëllezër që janë bashkëpronarë të konglomeratit “Power International Holding”, të cilët janë edhe blerës të tokës private dhe bashkëinvestitorë në projektin e Zvërnecit.

Kryeministri ngre pyetjen se si mund të mendohet që një kompani e tillë të dëmtojë reputacionin e saj me, siç i cilëson ai, “budallallëqet” që thuhen për projektin në Zvërnec.

“Nuk kemi ç’bëjmë. Por budallallëku që e ka lënë këtë vend 100 vite mbrapa botës, nuk do ta marrë dot peng Shqipërinë europiane dhe turistike”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë jep edhe detaje për kompaninë “Power International Holding”, duke e përshkruar si një konglomerat nga Katari me mbi 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar rreth 40 miliardë dollarë. Sipas tij, grupi ka mbi 65 mijë të punësuar dhe operon në 25 vende të botës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026