Bashkia Tiranë hap aplikimet për 1200 kredi të buta për strehim
Bashkia e Tiranës ka njoftuar hapjen e aplikimeve për programin e subvencionimit të interesave të kredisë, i cili synon të mbështesë familjet dhe individët në nevojë për strehim. Ky program realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Sipas njoftimit, aplikimet do të hapen më 12 dhjetor 2024 dhe do të mbyllen më 13 janar 2025. Familjet dhe individët e interesuar mund të aplikojnë përmes portalit qeveritar “e-Albania”, duke përdorur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”. Aplikantët duhet të përzgjedhin formën e preferuar të trajtimit, përfshirë programin Banesë me Kosto të Ulët ose Subvencionimin e Interesave të Kredisë, në rast se opsioni i parë nuk është i mundshëm.
Kriteret kryesore për aplikim:
- Aplikanti duhet të jetë mbi 18 vjeç në momentin e paraqitjes së kërkesës.
- Familjet nuk duhet të kenë në pronësi një banesë.
- Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit.
- Të ardhurat e familjeve duhet të jenë brenda kufijve të përcaktuar nga programi.
Faza e dytë, që përfshin dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, do të shpallet me një njoftim të dytë publik. Bashkia informon se për qytetarët që përballen me vështirësi në aksesimin e portalit elektronik, asistenca do të ofrohet pranë njësive administrative.
Programi i Subvencionimit të Interesave të Kredisë është rihapur me qëllim mbështetjen e familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar tregun e lirë të banesave.
Bashkia thekson se ky program është një mundësi e rëndësishme për familjet që kanë nevojë për mbështetje financiare për blerjen e një banese.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
- 07:35 Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria
- 07:28 WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)