Çmimet e apartamenteve në rritje, emigrantët dhe familjet e reja, blerësit kryesorë

12 Mars 2024 | 16:34

Çmimet e apartamenteve do të vijojnë të jenë në rritje. Kostot e ndërtimit, por dhe shtimi i kërkesave, janë faktorët kryesorë. Ritmi nuk do të jenë i njëjtë me një vit më parë.

 “Ka një stabilitet, rritja është më shumë në zonat më elitare dhe ato në ndërtim. Kuptohet që në çdo fazë ndërtimit rritja është graduale. Klienti i fundit është ai që preket”,-tha Romina Elezi, konsulente imobiliare.

Vitin që lamë pas pati një rritje me gati 30% më shumë. Sipas të dhënave rritja e kostove në ndërtim u udhëhoq nga rritja e shpenzimeve që kompanitë bëjnë për energjinë, por edhe ato të pagave për punonjësit. Por energjia dhe pagat nuk ishin zërat e vetëm të kostos së ndërtimit që u rritën. Të njëjtën prirje shënuan edhe materialet e ndërtimit, ndonëse me një ritëm më të zbutur.

“Taksa që në ndërtues merr lejen ka qenë 4% tani është 8%. në japin vetëm shërbim nuk rrisim çmim, në i japim informacion çfarë taksash duhen të paguajnë dhe kjo ndodh që taksën apo rritjen e zonës që kanë e fusin plus në çmimin përfundimtare”,-tha konsulentja imobiliare, Romina Elezi.

Përtej rritjes së çmimeve, po vihet re një kërkese e lartë për marrjen e një shtëpie me kredi. Por nuk mungojnë as blerjet e shpejta.

Janë familjet e reja dhe emigrantët ata që blejnë. Janë edukuar dhe pronaret për blerjet me kredi që vonojnë 1-2 muaj, nuk e kanë problem. Ka dhe ata që kanë mënyrë urgjente. Ne këtë e quajmë blerje e shpejtë dhe eliminojnë pjesën e kredisë. Nuk kanë informacionin e duhur”,-tha Romina Elezi.

Mënyra e të siguruarit një banesë, ka ndryshuar dhe kulturën e të përzgjedhurit. Tashmë nuk kanë rëndësi 4 mure, por dhe çfarë ofron zona. Në këtë rast, preferojnë të bëjnë kompromis me çmimin por jo zonën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026