Gjykata e Romës në favor të Melonit, në janar rinis sjellja e emigrantëve në Gjadër
Qeveria italiane do të ketë të drejtë të vendosë se cili shtet bën pjesë te vendet e sigurta. Vendimi i Gjykatës së Romës ka shkuar në favor të kryeministres Giorgia Meloni, sa i takon çështjes së refugjatëve që do të qëndrojnë në kampet e ngritura në Gjadër.
Gjykata e Kasacionit, me një vendim të fundit, saktëson se është në tagrin e qeverisë italiane të vlerësojë si të sigurta apo jo vendet nga ku vijnë emigrantët. Ky është një konfirmim i vendimit të marrë më 19 dhjetor 2024, i cili sqaroi rolin e gjyqtarit të zakonshëm në lidhje me përcaktimin e vendeve të sigurta të origjinës, duke nënvizuar kufirin e kompetencave të tij.
Gjyqtari vendos për rastet individuale dhe efektivitetin e të drejtës themelore për lirinë personale, por i takon ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrive të tjera që kanë lidhje me çështjen të thonë fjalën e fundit për rastet në tërësi.
Vendimi vjen pas ankesave të paraqitura nga qeveria kundër moskonfirmimeve fillestare për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri, të dhëna nga seksioni i emigracionit të Gjykatës së Romës.
Ndërkohë, Meloni deklaroi pak ditë më parë se do të vazhdojë me planin e saj, i cili pritet të rinisë në janar 2025.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal