U përplas nga një automjet, ndërron jetë drejtuesi i motorit
Ka ndërruar jetë 48-vjeçari i cili u përfshi në një aksident rrugor mesditën e të hënës në fshatin Alijaj, të Shkodrës.
Shtetasi A. Rr., 47 vjeç, i cili po lëvizte me një motomjet u përplas nga automjeti i drejtuar nganjë 60-vjeçar, dhe si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.
“Në lidhje me informacionin e dhënë mesditën e djeshme, për një aksident në fshatin Alijaj, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 60 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi motomjetin me drejtues shtetasin A. Rr., 47 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë