Turistët në Gjirokastër preferojnë suveniret si dhurata për Vitin e Ri

31 Dhjetor 2024 | 17:12

Suveniret dhe punimet karakteristike të realizuara plot mjeshtëri nga artizanët në Gjirokastër janë “trendi” i këtij sezoni festash. Banorët preferojnë të zbukurojnë mjediset familjare me punimet tradicionale në drugdhendje apo qëndisje. Suveniret karakteristike përzgjidhen edhe nga turistët si kujtim i udhëtimit në qytetin e gurtë në këto ditë të festave të fundvitit.

“Ka qenë një fluks nga familjarë të ndryshëm duke i bërë suvenire dhurata njëri-tjetrit dhe kemi patur një kërkesë të shtuar në këtë pjesë duke bërë disa suvenire të vogla si bredha, yje”, Viktor Nurçe, mjeshtër drugdhendës.

“Është shtuar numri i porosive të dhuratave simbolike të personalizuara, qoftë me shishet e verës ose me produkte vendase, që të jetë një suvenir i veçantë, ndryshe nga të tjerët.”

“Vizitorët që vijnë, sidomos vendasit që janë në trevat e huaja dhe vijnë, janë të interesuar. Marrin suvenire, por janë të interesuar edhe për kostume popullore. Ju pëlqejnë kostumet për fëmijë, për të mëdhenj, por edhe për qëndisma të ndryshme që i shpien dhurata për festat tani jashtë shtetit”,- Vjollca Mezini, mjeshtre qëndistare.

Përgjatë këtij viti, qendrat e artizanatit në Gjirokastër kanë tërhequr interesimin e vizitorëve, veçanërisht të huaj, duke shërbyer për nxitjen e turizmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026