Putini në fjalimin e tij të Vitit të Ri: Rusia iu përgjigj sfidave më të vështira

31 Dhjetor 2024 | 20:25

Presidenti rus Vladimir Putin  iu drejtua rusëve me një urim për Vitin e Ri dhe me atë rast theksoi se Rusia ishte në gjendje t’u përgjigjej sfidave më të vështira në vitin e kaluar.

Sipas fjalëve të tij, ka ende shumë për të vendosur, por ai me të drejtë mund të mburret me atë që tashmë është bërë, raportoi RIA Novosti.

“Tani, në prag të vitit të ri, ne po mendojmë për të ardhmen, jemi të bindur se gjithçka do të jetë mirë ”, tha Presidenti i Rusisë.

Putin iu drejtua gjithashtu personelit ushtarak, duke theksuar se tani mendimet e tyre janë me të afërmit dhe miqtë e tyre dhe miliona njerëz në të gjithë vendin. Ai i quajti ata heronj të vërtetë, me guximin e të cilëve krenohet Rusia.

Putin kujtoi se vitin e ardhshëm do të festohet 80 vjetori i fitores në Luftën e Dytë Botërore .

Ai shtoi se viti 2025 është shpallur Viti i Mbrojtësve të Atdheut në Rusi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026