Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar në Greqi, i mituri në gjendje të rëndë
Një i mitur rreth 15 vjeç u soll me një plagë arme zjarri në bark, pak para orës 01.00 të mëngjesit nga zona e Aspropirgos dhe po trajtohet në gjendje kritike në spitalin Thriasios në Elefsinë.
Siç është bërë e ditur nga policia, nga të dhënat e deritanishme është konstatuar se janë dëgjuar të shtëna me gjasë nga zona e Nea Zoit, pak kohë pas ndryshimit të orës dhe pak më vonë fëmija 15-vjeçar u gjet i plagosur në rrugë.
I mituri është rom me kombësi shqiptare dhe është dërguar në spital nga një 44-vjeçar i cili po kalonte aty me automjetin e tij.
I mituri i plagosur është dërguar menjëherë në sallën e operacionit, i është nënshtruar një operacioni dhe ndodhet i shtruar në Repartin e Mjekimit Intensiv.
Hetimet paraprake për ngjarjen e përgjakshme po kryhen nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Atikës Perëndimore, e cila po heton rrethanat në të cilat mbeti i plagosur fëmija dhe në kërkim të autorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset