Gazetari zbulon detaje se kush është mafia greke e vrasjes së shqiptarit në Greqi
Gazetari Edmond Guri ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania për të folur mbi aktin mafioz të ndodhur ditën e djeshme në Greqi ku mbeti një person i vrarë dhe një tjetër i plagosur, të dy shqiptarë.
Ai ka dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen e ndodhur duke treguar se ky grup kriminal i përfshirë, ishte i njohur për autoritet greke vite më parë.
“Kjo ngjarje e ditës së djeshme me ekzekutimin e shqiptarit ka kthyer dhe një herë shqetësimin që kanë pasur autoritetet greke vite më parë me grupet mafioze, kur ishte shumë e vështirë për të identifikuar apo arrestuar personat e implikuar. Edhe rasti i djeshëm ishte një rast tipik mafioz ku viktima ishte vënë në shënjestër dhe në momentin e duhur, ata kanë bërë këtë ekzekutim mafioz në një lagje të qetë por që ka njerëz të shtresës së lartë të Greqisë”, shpejgon gazetari.
Guri tha se emri i viktimës ishte gjithashtu i njohur për policinë greke pasi ka qenë një person gjithashtu i implikuar në procese mafioze.
“Emri i Irakli Davellës është një emër i përmendur bashkë me grupin kriminal por që më herët nuk ka pasur fakte të mjaftueshme për ta arrestuar atë.
“Të paktën 3 personat si të përfshirë që janë përmendur në mediat greke për këtë rast, kanë qenë një nga grupet më të rrezikshme të Greqisë ose si quhen ndryshe ‘greek mafia’. Emri i 47-vjeçarit është përmendur gjatë viteve 2008-2009 mbi një implikim në një proces mafioz. Davella është përmendur gjatë kësaj periudhe por edhe herë të tjera në vijim, thjesht nuk ka pasur fakte të mjaftueshme sa për ta arrestuar”, tha Edmond Guri.
Sipas tij, viktima mund të mos ketë qenë i implikuar drejtëpërdrejtë, por ka pasur një rol specifik.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç
- 18:32 Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme
- 18:31 Kujdes nga alergjitë ushqimore, mjeku: Janë kërcënuese për jetën