Makina u fut mes turmës që festonte Vitin e Ri në SHBA, sulmi cilësohet si terrorist

1 Janar 2025 | 14:22

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një automjet përplasi një turmë që po festonte Vitin e Ri në Rrugën Bourbon në lagjen franceze të New Orleans.

Shoferi u përplas në grupin e madh me shpejtësi të madhe, më pas doli dhe filloi të qëllonte me armë, tha CBS News, duke cituar dëshmitarët. Policia iu përgjigj zjarrit.

Dëshmitarët pretendojnë se i dyshuari ishte ‘i veshur me armaturë të plotë’ dhe ‘i armatosur me një pushkë sulmi’, sipas raportimeve në mediat sociale.

LaToya Cantrell, kryebashkiake e New Orleans, e përshkroi incidentin si një “sulm terrorist”.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale që duket se janë regjistruar në vendngjarje tregojnë viktima të shumta në tokë ndërsa të shtënat kumbojnë në sfond. Gjithashtu u panë njerëz duke ikur nga zona.

Për momentin nuk është dhënë asnjë informacion për të dyshuarin dhe nuk është e qartë nëse është bërë ndonjë arrestim ndërsa agjentët e FBI-së po kryejnë hetime në lidhje me ngjarjen në zemër të lagjes franceze në New Orleans.

Ata po kontrollojnë dhe për eksplozivë artizanalë të mundshëm në zonën ku ndodhi sulmi terrorist.

“U gjetën pajisje shpërthyese të improvizuara dhe ne po punojmë për të konfirmuar nëse janë funksionale” tha Alethea Duncan, ndihmës agjentja speciale përgjegjëse për zyrën e FBI-së në New Orleans.

Një robot po kontrollon pjesën e poshtme të kamionit për eksplozivët. Autori pasi përplasi me makinë turmën qëlloi me armë, duke plagosur dhe 2 oficerë.

Një tjetër dëshmitare e supozuar i tha WLWT  se ajo pa automjetin të godiste turmën dhe oficerë të shumtë që hapën zjarr ndaj të dyshuarit. Ajo thotë se filloi të vraponte dhe  shpëtoi vetëm ‘me hir të Zotit’.

Whit Davis, një dëshmitar 22-vjeçar nga Shreveport, Luiziana, tha se ai ishte në një klub nate kur u shpalos sulmi. Ai kujtoi se si njerëzit “filluan të vrapojnë dhe të fshihen nën tavolina” në një skenë që i ngjante “një stërvitjeje aktive për gjuajtje”.

Rruga Bourbon, e famshme për baret dhe klubet e saj të shumta, thuhet se është mbyllur ndërsa hetuesit punojnë në vendin e ngjarjes. Njerëzit këshillohen të qëndrojnë larg zonës.

Incidenti ndodhi në fund të festimeve të Vitit të Ri në New Orleans dhe disa orë para fillimit të AllState Bowl, një çerekfinale e futbollit të kolegjit e mbajtur në Caesars Superdome të qytetit, me mijëra të pranishëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026