Nga sot Milano ndalon duhanin në ambientet e jashtme, gjobë deri në 240 euro
Duhanpirësit në kryeqytetin financiar dhe të modës të Italisë, Milano, rrezikojnë të gjobiten për ndezjen e cigareve në rrugët e qytetit ose në zonat publike, pasi ndalimi më i rreptë i vendit hyri në fuqi sot.
Ata që kundërshtojnë ndalimin e ri mund të paguajnë një gjobë prej 40 deri në 240 euro, raportoi Euraktiv.
Rregullorja e Milanos për cilësinë e ajrit, e cila u miratua nga asambleja e qytetit në vitin 2020, kërkon një ndalim gjithnjë e më të rreptë të duhanit.
Nga viti 2021 ndalohet pirja e duhanit në parqe dhe kënde lojërash, si dhe në stacionet e autobusëve dhe në ambiente sportive.
Ndalimi i fundit i pirjes së duhanit, i cili ka hyrë në fuqi sot, vlen për “të gjitha hapësirat publike, duke përfshirë rrugët”, me përjashtim të “vendeve të izoluara ku është e mundur të mbahet një distancë prej të paktën 10 metrash nga njerëzit e tjerë”, thuhet në rregulloren e re.
Zyrtarët lokalë thonë se masa ka për qëllim reduktimin e grimcave në ajër për të “përmirësuar cilësinë e ajrit të qytetit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke përfshirë mbrojtjen nga pirja pasive e duhanit në vendet publike, të cilat vizitohen edhe nga fëmijët”.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë