Aksident i rëndë në Korçë-Bilisht, humb jetën një grua
Një aksident i rëndë me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Dy mjete janë përplasur kokë me kokë në afërsi të fshatit Zemblak duke sjellë vdekjen e menjëhershme të pasagjeres që udhëtonte në njërin nga mjetet e përfshira në këtë aksident, trupi i së cilës ndodhet akoma brenda mjetit.
Paraprakisht sipas policisë njeri ka njeri nga mjetet ka kryer manovër të gabuar duke sjellë dhe përplasjen e rëndë me pasojë vdekjen e një pasagjereje.
Burime shtojnë se viktima jetonte e punonte në shtetin grek, dhe prej disa ditësh ndodhej pranë familjes për festat e fundvitit, ndërsa ditën e sotme po kthehej në vendin fqinj.
Nga përplasja ka edhe të plagosur të tjerë te cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)