Aksident i rëndë në Librazhd-Përrenjas, makina përmbyset në asfalt

30 Dhjetor 2024 | 13:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës,” rreth 3 kilometra larg qytetit të Librazhdit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin gjatë një parakalimi dhe është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, të cilët u transportuan me vështirësi drejt spitalit për shkak të trafikut të rënduar në këtë aks rrugor.

Gjendja e të plagosurve mbetet ende e paqartë, ndërsa ekipet mjekësore dhe policia janë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026