Ndahet nga jeta ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Anton Berisha

2 Janar 2025 | 15:29

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Genci, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se vdekja erdhi për shkak të një sëmundje të shkurtër që ai kishte.

“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, shkruan ai në Facebok.

Anton Berisha ka qenë anëtar i AAK-së, parti nga e cila rreth 5 vite më parë ka dhënë dorëheqje. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Punëve të Jashtme gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026