“Shqiptarët po diskriminohen”, deputeti shqiptar në Serbi: Më pak të drejta se…
Politikanët në Kosovë duhet të jenë të bashkuar në ndërtimin e një pozicioni më të fuqishëm në tryezën e bisedimeve me Beogradin, thotë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Kamberi, shprehet se Presidenti i Serbisë po tenton të minimizojë fajësinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.
“Aleksandar Vuçiç po tenton që ta ulë fajësinë e Serbisë që e ka pasur në luftë dhe disi në procese që ekzistojnë të jetë i barabartë me vendet tjera. Sa i përket Kosovës, mendoj që privatisht ata e dinë që Kosova kurrë më nuk do të jetë Serbi, asnjëherë çizmja serbe më nuk do ta shkelë Kosovën, siç e ka mbajtur prej 1913 e sidomos e këndej. Por po mundohet që përmes kësaj loje gjeopolitike të përfitojë diçka atje. Dhe për të dalë nga kjo situatë me një përfitim, siç e thonë shpesh ata ‘nuk mundet njëri të fitojë gjithçka, tjetri të humb gjithçka”, u shpreh Kamberi.
Kamberi thotë se Vuçiç, përmes sulmeve terroriste, ka tentuar ta ndajë veriun e Kosovës. Ai shprehet se shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë,- zonën që njihet si Lugina e Preshevës, vazhdojnë të përballen me diskriminim.
“Nuk mund të pajtohemi, ne si shqiptarë në Luginë të Preshevës, që gjithë bashkësia ndërkombëtare flet vetëm për të drejtat e një komuniteti, në këtë rast të komunitetit serb, i cili edhe ashtu me Kushtetutën e Kosovën dhe planin e Ahtisarit ka të drejta më shumë se çdo pakicë tjetër në territor të Evropës. Të ndërtohet një pako tjetër, një instrument tjetër që ata do i bëjë pakicë të privilegjuar, ndërkohë që neve këtu [Luginë të Preshevës] na mohohen të drejtat elementare. Paqja dhe stabiliteti, paqja afatgjate e qëndrueshme në Ballkan ndërtohet duke i trajtuar pakicat në mënyrë të barabartë”, deklaroi Kamberi.
Ai kërkoi më shumë bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Serbi.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë