SPAK kërkoi kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO merr vendimin

3 Janar 2025 | 11:28

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme është shqyrtuar këtë të premte kërkesa e SPAK për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie.

Në përfundim të seancës, Apeli i GJKKO vendosin masën e detyrim paraqitje dy herë në javë për ish-kryeministrin.

“Urdhërohet i pandehuri S.B. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00”,-thuhet në komunikimin për mediat nga ana e Gjykatës.

Avokati i ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj tha para mediave se ky vendim është i paqartë, pasi prokurori nuk e ka kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

“GJKKO, mbi ankimin e prokurorit, vendosi kryesosh zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë me dispozitivin e këtij vendimi, për shkakun se objekti ishte kërkesa për shfuqizimin e masës së Gjykatës së Parë, prokurori i qëndronte masës së arrestit në shtëpi, ndërkohë që nuk kishte një kërkim tjetër nga ai. Ne nuk ishim në këto kushte. Por sigurisht kjo nuk është një gjykatë më pak e kapur. Vendimi nuk është zbardhur, por ky vendim nuk ka zgjidhur asnjë problem përveçse ka rihapur edhe njëherë të njëjtin problem”,-tha Gjokutaj.

LEXON GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026