Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një person në Lipjan

4 Janar 2025 | 18:36

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në rrugën Lipjan-Shtime, në afërsi të fshatit Grackë e Vogël.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:45, ku janë përfshirë një kamion dhe dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është dërguar me lëndime të rënda në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Borovci shtoi se aksidenti ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e trafikut në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan-Bujan. Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia Rajonale e Trafikut, e cila ka ndërmarrë masa për lehtësimin e qarkullimit dhe për ri-drejtimin e trafikut. Po ashtu, autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026