Detyrim paraqitje për Berishën, Daci: Respekt për gjyqtarin, por masa është gabim

4 Janar 2025 | 20:31
Avokati Jordan Daci ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi rikthimin e masës “Detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Daci tha se ka respekt për gjyqtarin për aq sa e njeh, por shtoi se masa e sigurisë që është dhënë është një gabim i pastër. Ai tha se masa “detyrim paraqitje” përdorej më parë kur nuk kishte sistem adresash apo sistem komunikimi, ndërkohë që sot gjërat kanë ndryshuar dhe i pandehuri mund të gjendet lehtë.
“Unë për gjyqtarin, të jem i sinqertë, kam respekt, pasi është ndër gjyqtarët më korrekt si njeri, të paktën unë kështu e njoh. Sa i takon masës së sigurisë, është gabim i pastër. Masa ‘detyrim paraqitje’ është përdorur në disa vende, dhe është bërë në periudhën kur nuk kishte adresa dhe ishte problem komunikimi. Në një farë mënyre përdorej për këtë gjë si masë sigurie, ndërkohë që sot me një SMS mund ta arrish më shpejt se ai që është nisur për të ardhur. Kjo është në kontekstin historik të përdorimit të kësaj mase, që është miratuar në vitin 1994 në një Shqipëri që ne e dimë se ka qenë”, tha Daci.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, vizitoi këtë të enjte në Spitalin e Traumës efektivët e Policisë së Shtetit që...
17:03 | 02/07/2026

Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat...
16:58 | 02/07/2026

Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani

Protesta e zhvilluar këtë të enjte përballë Kuvendit, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ka lënë pas disa të...
16:40 | 02/07/2026