Zjarr në një bllok banesash në Pogradec, Policia evakuon banorët

4 Janar 2025 | 21:53

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një shtëpi në qytetin e Pogradec, në lagjen 4, gjatë orëve të paradites së sotme. Flakët janë përhapur shpejt dhe kanë përfshirë një ndërtesë kolektive, duke shkaktuar frikë dhe panik mes banorëve.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesa të tjera. Fatmirësisht, të gjithë anëtarët e familjes që jetonin në shtëpinë e prekur janë evakuuar në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar.

Për shkak të intensitetit të zjarrit, autoritetet kanë ndërhyrë për të evakuuar banorët e zonës përreth, ndërkohë që forcat e policisë janë angazhuar për të siguruar territorin dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për jetën e qytetarëve.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026