Gjirokastër, zjarri rrezikon godinën e Mitropolisë Ortodokse, ndërhyjnë zjarrfikësit

5 Janar 2025 | 11:58

Një vatër zjarri ka rrezikuar godinën e Mitropolisë Ortodokse në Gjirokastër. Rreth orës 11:05 të së dielës Shërbimi Zjarrfikës është njoftuar për një zjarr në  godinën e Mitropolisë, në lagjen “11 Janari”.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi zjarrfikës me disa efektivë dhe automjetin mbështetës. Zjarri ishte shkaktuar nga lënia ndezur e qirinjve tek vendi i posaçëm i lutjeve fetare.

“Nga ndërhyrja e shpejtë dhe efikase u bë izolimi i zjarrit duke mos lejuar depërtimi  e tij në pjesët e tjera, të cilat ishin me konstruksion dru dërrase dhe përfshirja në flakë mund të shkaktonte një zjarr masiv”, shprehet drejtuesi i zjarrfikësve Gramoz Llapi.

Nga zjarri i rënë u dogj vendi i qirinjve, disa libra dhe vendi i lutjeve.

Dëme të tjera në godinën e Mitropolisë Ortodokse fatmirësisht nuk pati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
17:13 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje...
16:43 | 30/06/2026