Digjet banesa në Pogradec, shpëtohet mrekullisht 80-vjeçari nga nipi i tij

5 Janar 2025 | 16:20

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një banesë kolektive në lagjen “numër 4” të Pogradecit mbrëmjen e të shtunës. Sipas të dhënave të para dyshohet se shkak i zjarrit ishte djegia e oxhakut të njërës prej banesave, zjarr i cili më pas është përhapur në gjithë godinën duke djegur plotësisht atë, krahas saj janë djegur pjesërisht edhe 3 banesa të tjera.

Gjatë momentit të zjarrit në banesë ka qenë duke fjetur një 80 vjeçar i cili është arritur të nxirret në kohë nga nipi i tij, banorë dhe një polic. Dëmet në banesën e 80 vjeçarit ishin fatale, pasi ajo u dogj plotësisht.

E bija e të moshuarit ka folur nga ana tjetër për situatën dhe dëmet e shkaktuara.

“Dëmi është i madh pasi janë djegur 4 dhoma, 2 korridore. Erdhi zjarrfikësja dhe s’kishte ujë. Janë dy zjarrfikëse dhe zjarri ka shuar të gjithë shtëpinë”, tha ajo.

Fatmir Metoshi 54 vjeç është një banor i lagjes i cili ka ndërhyrë që në momentet e para duke nxjerrë jashtë të moshuarin

Dola në ballkon, lajmërova njerëzit, në atë moment vajta për të shpëtuar të moshuarin, e nxorëm jashtë bashkë me një njëri të tij dhe lajmërova policinë dhe zjarrfikësit

Për fikjen e zjarrit u angazhuan 4 zjarrfikëse, tre të Pogradecit dhe një e Maliqit të cilët punuan për gati 3 orë për shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë ajo çfarë u vu re ishte vështirësia e forcave zjarrfikëse për të ndërhyrë pranë zonës si pasojë e ngushtimit të rrugëve nga ndërtimet. Nga ana tjetër zjarrfikësit apelojnë që banorët të cilët ngrohen me lëndë drusore, të pastrojnë oxhaqet të cilët në këtë periudhë janë shkaku kryesor i rënies së zjarreve në banesa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar

Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës...
17:17 | 28/06/2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur...
15:54 | 28/06/2026

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026