Me elementë kancerogjene, asgjësohen 2 tonë lodra të rrezikshme
Rreth 2 tonë lodra të rrezikshme për fëmijë të sekuestruara gjatë periudhës së fund vitit janë asgjësuar ditën e sotme nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.
Nga analizat e kryera në laboratorët e Italisë lodrat rezultuan me përmbajtje të lëndëve toksike kancerogjene mbi normat e lejuara. Sipas Drejtorit të Mbikëqyrjes së Produkteve lëndët toksike zënë 60% të peshës së produktit në mbi 30% të lodrave.
Në këto lodra janë gjetur edhe elementët organikë toksikë që godasin sistemin riprodhues të fëmijës.
Kryeinspektori i IShMT, Lavdrim Sahitaj duke folur në studion e Euronews Albania tha se bëhet fjalë për lodra të rrezikshme për fëmijët pasi janë jashtë standardeve të Bashkimit Evropian. Z. Sahitaj deklaroi se lodrat janë konstatuar nga kontrollet e IShMT në terren.
“Bëhet fjalë për një përqindje shumë të lartë me mbetje të rrezikshme”, deklaroi z. Sahitaj.
Ai shtoi më tej se janë dhe 1.2 tonë lodra të tjera të cilët po i nënshtrohet procedurave ligjore për t’i asgjësua.
Për prindërit, ai ka një paralajmërim pasi në momentin kur blejnë lodra për fëmijët e tyre duhet të sigurohen se ajo përmbajnë markimin CE, në mënyrë që të sigurohet se përmbushen standardet e BE-së.
“Prindërit duhet të jenë shumë të kujdeshëm pasi lodrat duhet të kenë markimin CE. Ky markim duhet të jetë në trupin e lodrës jo tek ambalazhi”, theksoi z. Sahitaj.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut