Festa e Ujit të Bekuar, Spiropali i uron shërim të shpejtë kryepeshkopit Janullatos
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali ka uruar besimtarët e krishterë në Festën e Ujit të Bekuar. Ndër të tjera ajo i ka uruar shërim të shpejtë Kryepiskopit të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos.
Spiropali ka vënë në dukje ringritjen e Kishës Orthodhokse që ka sjellë Kryepeshkopi Janullatos i cili po kalon një fazë të vështirë të jetës.
“Sot, në Ditën e Epifanisë, Festës së Ujit të Bekuar, bashkohem me urimin e besimtarëve të krishterë për shpresën te fuqia e urtësisë, mirëkuptimi, bekimi dhe lulëzimi i natyrës dhe shpirtit njerëzor.
I uroj shërim të shpejtë dhe kthim në shërbim ndaj besimtarëve Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, Kryepiskopit të Shqipërisë, i cili në rrethana jashtëzakonisht të vështira, ringriti dhe fuqizoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe është i njohur botërisht për dijet, përkushtimin dhe kontributin në bashkëjetesën paqësore të popujve dhe të komuniteteve fetare”, tha Elisa Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla