“Intimiduat SPAK-un”, debat mes Boçit dhe Lekës për sjelljen e opozitës

6 Janar 2025 | 22:21

Gazetari Martin Leka e quajti intimidim të SPAK-ut protestën që opozita realizoi për masën e marrë kundër ish kryeministrit Sali Berisha. Ai ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka debatuar me nënkryetarin e Partisë Demokratike Luçiano Boçin.

Ai tha se nëse opozita do e bënte këtë luftë për të mbrojtur lirinë, pse nuk protestoi edhe për shkeljet proceduriale për Lefter Kokën.

Pjesë nga debati në studio:

Martin Leka: Pse PD-ja që është në mbrojtje të lirisë nuk protestoi njëtrajtshmërish edhe për këtë rast? A jeni kundër SPAK dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut?

Luçiano Boçi: Po të protestojë Partia Socialiste. Ne bëjme protestë për vendimet politike që godasin opozitën. Ne bëjmë protestë për të vendosur në vend të vërtetën dhe drejtësinë në raport me denoncimet dhe faktet e provat konkrete që kemi sjellë para publikut.

Martin Leka: Unë mendoj se opozita duhet të protestojë për çdo shkelje në këtë vend.

Luçiano Boçi: Nëse ju mendoni se opozita duhet të bëjë detyrën e qeverisë, shumë faleminderit që ti na orienton se ti mendon se ne duhet të jemi në pushtet, se kur nuk e bën dot qeveria duhet të reagojmë ne. Por në radhë të parë duhet të reagojë opinioni publik. Edhe ju duhet të reagoni. Edhe ju duhet të protestoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026