“Detyrim paraqitje për Berishën”, Manjani komenton vendimin: Shpike inovatore…
Juristi Ylli Manjani ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar vendimin e marrë nga Gjyakata e Apelit e cila vendosi masën detyrim paraqitje për Sali Berishën.
Manjani e ka konsideruar këtë vendim të Apelit si shpikje dhe vendim inovator, pasi sipas tij, Gjyakata e Apelit nuk ka marr parasysh as kërkesën e SPAK, që kërkoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe as procedurën ligjore të ndjekur deri më tani ku hetimet për ish-kryeministrin tashmë janë mbyllur dhe çështja ka shkuar në Gjykatë.
“Unë kam qeshur me lot me atë vendim. Më është dukur si vazhdimi i programeve të humorit të Vitit të Ri. Ata kanë shpikur diçka. Hetimet për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashit dhe kush është tjetër në këtë dosje, kanë përfunduar. Teknikisht kur hetimet përfundojnë, dosja kopsitet, shoqërohet me një vendim për mbylljen e hetimit, diskutohet midis palëve dhe në rastin konkret prokurorët kanë arritur në konkluzionin që ti marrin të pandehur këta persona. Me këtë akt, ka bërë një kërkesë dhe dosjen e kanë dërguar në Gjykatë.
Këtu ka mbaruar puna hetimore. Prokurori ka vetëm një rol, të paraqitet në sallën e gjyqit e të mbrojë akuzën. Përballë tij janë të pandehurit me avokatët në pozita të barabarta. Gjykata ka vlerësuar se nuk ka pasur nevojë për masë sigurie për personin. Brenda kuadrit ligjor deri këtu jemi në rregull. Edhe SPAK është në rregull kur ka bërë ankimimin. Gjykata e apelit as ka dëgjuar SPAK as ka vlerësuar procedurën që sapo shpjegova, por ka thënë shko e paraqitu prap te OPGJ-ja ndërkohë OPGJ-ja në rastin e Berishës nuk ekziston”,-tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Boçi: SPAK hapi sot fushatën elektorale, dajre e re e Ramës
- FOTO| Zbulohet mesazhi që Berisha la me shkrim dore në shkresën që firmosi në SPAK
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 14:51 12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT
- 14:42 Protestuesit përplasen me faturinon dhe shoferin e autobusit të Tufinës (VIDEO)
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj
- 14:29 Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
- 14:26 Lituania shfuqizon dispozitën kushtetuese që ndalon armët bërthamore
- 14:22 Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur