FOTO| Zbulohet mesazhi që Berisha la me shkrim dore në shkresën që firmosi në SPAK

6 Janar 2025 | 14:15

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje, të vendosur nga Apeli i GJKKO më datë 3 janar.

Euroneës Albania ka siguruar shkresën që Berisha ka firmosur gjatë kësaj paraqitjeje, në praninë e oficerit të policisë gjyqësore, Endri Meçi. Krahas firmosjes së dokumentit, Berisha ka lënë një mesazh drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke e përdorur këtë mundësi për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në mesazhin e tij, Berisha sulmon gjyqtarin që i riktheu masën e sigurisë dhe nënvizon se do të vazhdojë të denoncojë lidhjet e organit të akuzës me krimin e organizuar.

Ai shkruan: “Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria, në kundërshtim me Kushtetutën, kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do të denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin, si një organizatë kriminale.”

EXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani

Protesta e zhvilluar këtë të enjte përballë Kuvendit, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ka lënë pas disa të...
16:40 | 02/07/2026

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet...
15:54 | 02/07/2026

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP këtë të enjte ka zhvilluar seancë plenare ku vendosi shpalljen e fillimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve...
15:50 | 02/07/2026