Vlorë| Porti detar: Ndalohet lundrimi i anijeve, regjistrohen dallgë deri në 2 metra

7 Janar 2025 | 09:31

Moti i keq ka krijuar probleme në Vlorë, duke sjellë situatën deri në ndalimin e lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla. Porti njofton se janë regjistruar dallgë deri në 2 metra.

Nga ana tjetër, sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, do të operojnë normalisht.

Njoftimi për kushtet hidrometeorologjike:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 07.01.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 07.01.2025 kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.Është ndaluar paisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 08:00 datë 07.01.2024.

2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 10:00 të datës 08.01.2025.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026

Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në një postim në facebook, Rama ka publikuar disa turiste me origjinë...
16:25 | 25/06/2026

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026