Ndahet nga jeta ish-lideri i të djathtës ekstreme në Francë, Jean-Marie Le Pen
Jean-Marie Le Pen, ish-lideri i së djathtës ekstreme në Francë dhe udhëheqës i Frontit Kombëtar për dyzet vjet, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, njoftoi familja e tij.
Le Pen, i njohur për ndikimin e tij të madh në politikën franceze shpesh përshkruhej si një figurë e polarizuar, ku kishte marrë dhe nofkën “djalli” i politikës franceze.
Lindur në vitin 1928 në La Trinité-sur-Mer, në Bretagne, Le Pen humbi babanë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës, ai studioi në Paris, ku u bë president i shoqatës të studentëve të drejtësisë “Corpo”. Më pas, ai iu bashkua legjionit të huaj për të luftuar në Luftën e Indokinës. Në vitin 1956, ai u zgjodh deputet i Parisit, por më pas shkoi në Algjeri për të marrë pjesë në luftën që shpërtheu atje në vitin 1957.
Pas disa peripecish në politikën franceze, Le Pen udhëhoqi fushatën presidenciale të Jean-Louis Tixier-Vignancour në vitin 1965 dhe u bë një nga figurat më të njohura të ekstremit të djathtë në Francë. Ai e udhëhoqi Frontin Kombëtar, partinë që themeloi, deri sa ia kaloi drejtimin vajzës së tij, Marine Le Pen, e cila e udhëhoqi atë në vitet më vonë.
Marine Le Pen është ende në drejtimin e partisë së babait të saj, ku tashmë e ka kthyer forcën e ekstremit të djathtë në një parti konkurruese në zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta