Viktima fliste me motrën e martuar të autorëve, çfarë dihet nga vrasja në Shkodër

7 Janar 2025 | 14:51

Zbardhet vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Shkodrës. Policia ka arrestuar dy vëllezër si autorët e dyshuar të krimit të rëndë, shtetasit Arjon dhe Klisman Hasaj.

Por si ndodhi ngjarja?

Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika dhe dyshohet se kishte krijuar kontakte me njërën prej motrave të autorëve, e cila rezulton të jetë e martuar. Të gjenduar para faktit, 33-vjeçari fliste me motrën e tyre, të dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj kanë organizuar vrasjen e tij.

Përmes një profili fallco në rrjetet sociale, natën e ngjarjes i kanë shkruar viktimës për të lënë një takim. Sapo Ramazan Mataj ka dalë nga shtëpia, ata e kanë drejtuar përmes telefonit në një rrugë pa drita dhe kamera sigurie, ku edhe e kanë ekzekutuar.

Pas ngjarjes, të dy vëllezërit kanë fshehur armën e krimit në një zonë të pyllëzuar dhe në mëngjes e kanë gropozuar në oborrin e shtëpisë. Të dy familjet jetonin në të njëjtin fshat dhe në zonë qarkullonin fjalë se viktima Ramazan Mataj kishte krijuar kontakte me motrën e autorëve. Të dy vëllezërit ndërmorrën aktin kriminal, duke i marrë jetën 33-vjeçarit.

Më shumë detaje rreth arrestimit dhe akuzave ndaj dy vëllezërve Hasaj i dha drejtori i policisë së qarkut Shkodër.

“Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve: Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”. Klisman Hasaj, për veprën penale ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’”, tha drejtuesi lokal i policisë.

Njëri prej vëllezërve është arrestuar në banesë, ndërsa tjetri ka tentuar të largohet drejt Malit të Zi dhe është prangosur në pikën kufitare me shtetin fqinj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026