“Jo të dobët dhe të ulët para Trump”, fjalimi i Macron: Duhet të na respektojë
Presidenti francez Emmanuel Macron i shtriu dorën e bashkëpunimit presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, duke e cilësuar Francën një “aleate solide” teksa shprehu vizionin e tij për diplomacinë globale në 2025-ën.
Macron e vuri theksin tek zotimi i Francës për të nxitur bashkëpunimin, por i bëri thirrje vendeve evropiane që të fortifikojnë unitetin e tyre, duke thënë se nuk kanë shans të respektohen nga SHBA nëse shfaqen të dobëta dhe të ulëta.
“Presidenti Donald Trump e di që ka një aleat solid në Francë, një aleat që ai nuk e nënvlerëson, që beson tek Evropa dhe që Mbart ambicien e qartë për marrëdhëniet ndër-atlantike, pasi që nga 2011-a, të gjithë presidentët amerikanë kanë thënë të njëjtën gjë: prioriteti i tyre i parë janë Shtetet e Bashkuara, më pas marrëdhëniet me Kinën, ndërsa Evropa ka një nivel dhe vend tjetër”,-tha Macron.
Fjalimi i Macron parashtroi edhe linjat franceze për politikën e jashtme, duke u ndalur tek Ukraina, mbrojtja evropiane dhe Lindja e Mesme.
Ai tha se, evropianët nuk mund ta lejojnë fitoren e Rusisë në Ukrainë dhe shtoi se zgjidhja e konfliktit në rajon nuk do të jetë e lehtë.
Megjithatë, Macron paralajmëroi se Ukraina duhet të mbajë një “diskutim realist për çështjet territoriale”, duke i bërë për herë të parë thirrje Kievit që të shqyrtojë koncesione territoriale.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 09:57 Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)