Presidentja e Meksikës: Trump me të kaluarën, Gjiri është i Meksikës, jo i Amerikës
Lidhur me deklaratën e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump për riemërimin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum theksoi sot se “Gjiri i Meksikës” është një emër i njohur ndërkombëtarisht dhe se Trump “ jeton në të kaluarën”.
“Unë mendoj se ata i thanë Presidentit Trump gjënë e gabuar, ata i thanë atij se Felipe Calderon është ende president. Por jo, në Meksikë njerëzit janë në krye”, tha Sheinbaum në një konferencë për shtyp, sipas Reuters.
Calderon drejtoi Meksikën nga 2006 deri në 2012.
Ajo tregoi një hartë të ish Meksikës, e cila përfshin territoret që tani janë pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Amerika meksikane, kjo tingëllon bukur”, tha Sheinbaum.
Të martën, Trump njoftoi se do të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës