Shpërndanin drogë në Shijak, arrestohet 20-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij
Policia e Durrësit finalizoi operacioni “Repeater” ku u arrestua një 20-vjeçar i dyshuar për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve në qytetin e Shijakut dhe u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij 26-vjeçar.
Në banesën e 26-vjeçarit, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të dyshuar si cannabis sativa, të cilat ishin të gatshme për t’u shpërndarë në doza. Një pjesë e lëndës narkotike ishte në proces përpunimi në formë boçeje.

“Në kuadër të hetimeve të realizuara për 4 javë me metoda speciale, është arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, A. S., banues në Shijak, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, F. M., 26 vjeç, gjithashtu banues në Shijak, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Gjatë kontrolleve janë sekuestruar: Doza me lëndë narkotike, 1 peshore elektronike,1 automjet dhe 3 celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe organizimin e shitjes së drogës”, thuhet në njoftimi ne policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec