I riu me “BMW” humbi jetën pas aksidentit, arrestohet shoferi i “AUDI”-it

9 Janar 2025 | 12:17

Mbrëmjen e së mërkurës ndodhi një aksident i rëndë në  aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Lapidari”, në afersi të fshatit Podgorie.

Një automjet tip “BMW” u përplas me një “Audi” ku për pasojë humbi jetën në vendin e ngjarjes shofer i mjetit “BMW”, 28-vjeçari pogradecar, Aurel Çipi.

Ai mbeti i bllokuar brenda mjetit të tij, teksa shërbimit zjarrfikës të Maliqit, iu deshën mbi një orë për ta nxjerrë trupin nga makina.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi këtë të enjte shoferin K. L., 29 vjeç, banues në Maliq i cili mbeti i plagosur dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026