Vdekja e të miturit nga arresti kardiak, reagon spitali i Korçës: Trajtimi që i bëmë
Pas ngjarjes tragjike ku një 12-vjeçar nga Pocesta e Maliqit humbi jetën në QSUT, ka reaguar dhe spitali rajonal i Korçës, i cili ka dhënë një sqarim lidhur me trajtimin mjekësor që i është bërë të miturit. Mjekët e spitalit kanë theksuar se, pas një stabilizimi të shëndetit më 31 dhjetor, dhe në përputhje me dëshirën e familjarëve, fëmija u largua nga spitali.
Gjatë qëndrimit të tij, 12-vjeçari ka marrë trajtim me antibiotikë, perfuzione dhe ilaçe për problemet me stomakun, të gjitha të bazuara në rezultatet e analizave mjekësore.
Më 7 janar, ai është paraqitur përsëri në urgjencën e spitalit të Korçës në një gjendje shumë të rënduar. Pas një stabilizimi të shkurtër të gjendjes shëndetësore, dhe për shkak të simptomave të ngjashme me disa diagnoza të mundshme, është vendosur që ai të transferohet menjëherë në spitalin e Tiranës për trajtim dhe ekzaminime të thelluara.
Spitali i Korçës ka sqaruar gjithashtu se rasti është trajtuar me përparësi nga personeli shëndetësor, megjithatë, në spitalin e Korçës nuk ka një mjek kardiopediatër, që mund të kishte ndihmuar më tej në këtë rast.
Ndërkohë, Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë në lidhje me humbjen tragjike të jetës së fëmijës.
Lidhur me rastin reagoi të mërkurën edhe QSUT, ku përmes një njoftimi për media bëri me dije se i mituri u diagnostikua me miokardit akut dhe ndërroi jetë.
Familjarët e të miturit kanë deklaruar jashtë kamerave se djali i tyre ka qenë i shëndetshëm dhe nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë. Ata shprehen se djali ishte aktiv dhe merrej me aktivitete sportive.
Sipas deklaratave të familjarëve, në fund të dhjetorit, djali ishte dërguar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, përfshirë të vjella dhe temperaturë të lartë, dhe ishte trajtuar në reanimacion. Pas përkeqësimit të gjendjes, ditën e martë ai ishte transportuar me urgjencë në spitalin e Tiranës, ku ishte shtruar në pavionin e Covid-it, ndërkohë që familjarët kishin kërkuar që ai të ndiqej në reanimacion.
Ata shpjegojnë se, pasi djali kishte filluar të kishte të vjella të pandërprera, ku pas komplikaciove me zemrën ndërroi jetë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiç: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida