Vdekja e 12-vjeçarit, prindërit: Ishte me grip, pati të vjella dhe iu rrit sheqeri
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë, ku një 12-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën në spitalin e Tiranës, pas një periudhe trajtimi për grip dhe simptoma të tjera të papritura. Familjarët e të miturit kanë deklaruar jashtë kamerave se djali i tyre ka qenë i shëndetshëm dhe nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë. Ata shprehen se djali ishte aktiv dhe merrej me aktivitete sportive.
Sipas deklaratave të familjarëve, në fund të dhjetorit, djali ishte dërguar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, përfshirë të vjella dhe temperaturë të lartë, dhe ishte trajtuar në reanimacion. Pas përkeqësimit të gjendjes, ditën e martë ai ishte transportuar me urgjencë në spitalin e Tiranës, ku ishte shtruar në pavionin e Covid-it, ndërkohë që familjarët kishin kërkuar që ai të ndiqej në reanimacion.
Ata shpjegojnë se, pasi djali kishte filluar të kishte të vjella të pandërprera, kanë komunikuar shqetësimin e tyre me infermieren. Familjarët theksojnë se djali është trajtuar siç duhet në spital.
Prindërit pohojnë se në një moment 12-vjeçari kishte shtërnguar fort gjoksin dhe gjatë kohës që po e shoqëronin në urgjencën pediatrike ai ka ndërruar jetë në krahët e tyre.
Mjekët i kanë komunikuar familjes se djali kishte pësuar arrest kardiak. Ata janë të tronditur dhe shprehen të shqetësuar nëse një virozë mund të ketë shkaktuar vdekjen e të birit, pasi ai nuk ka vuajtur kurrë nga problemet me zemrën.
Familjarët gjithashtu njoftojnë se gjatë ditëve të fundit, niveli i sheqerit në gjak të djalit kishte arritur deri në 200.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes dhe ka marrë dëshmitë e familjarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se Gjykata Ndërkombëtare Penale kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës