Drogë, eksploziv dhe armë të ftohta, arrestohen 3 persona në Lushnjë, 1 i proceduar
9 Janar 2025 |
13:09
Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin “Penaliteti”, duke sekuestruar sasi droge, lëndë eksplozive dhe armë të ftohta. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan tre persona dhe u procedua penalisht një tjetër.
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga:
- E. L., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i cili transportonte në automjet një sasi kanabisi dhe një kallëp lënde eksplozive artizanale.
- R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, tek i cili u gjetën doza kanabisi dhe një përforcues grushti.
- A. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i cili kishte në automjet një sasi kokaine.
Gjithashtu, një 17-vjeçar nga Lushnja është proceduar penalisht pasi iu gjetën dhjetëra doza kanabisi që, sipas hetimeve, synonte t’i shiste pranë shkollave të qytetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Aktori Mehdi Malkaj i pranishëm në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria
Në ditën e 28-të të tubimit qytetar në Tiranë, aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën këtë të shtunë përpara qytetarëve, duke përcjellë një...
Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
Protestuesit këtë të shtunë kanë shfaqur shkrime në muret e Kryeministrisë. Ndryshe nga ditët e kaluara të protestës këtë të shtunë ata nuk kanë shfaqur...
Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis këtë të shtunë është bashkuar në protestën e qytetarëve para Kryeministrisë në Tiranë. Ajo gjatë fjalës së saj theksoi se Europa...
- 21:14 Aktori Mehdi Malkaj i pranishëm në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)