Përshtati lokalin për vënie bastesh me celularë, arrestohet 56-vjeçari në Lushnje

27 Dhjetor 2024 | 10:53

Policia e Lushnjës ka goditur një tjetër rast të zhvillimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë dy persona ndërsa janë vënë nën hetim 2 të tjerë, të cilët u kapën duke vënë baste, në ambientet e një lokali në lagjen “Kongresi”.

“Gjithashtu, nën hetim është marrë dhe një 42-vjeçar që u kap në lokalin e tij, në lagjen “Savër”, duke vënë baste. Ai sapo pa efektivët hodhi celularin ku kishte aktive faqen e basteve sportive” thuhet në njoftimin e policisë.

“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasit F. T., 56 vjeç, V. P., 56 vjeç, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., A. H., 59 vjeç dhe A. M., 42 vjeç. Shtetasi A. M. u kap në lokalin e tij, në lagjen “Savër”, duke vënë baste sportive me celular. Me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti, 42-vjeçari sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur celularin ku kishte aktive, faqen online të basteve. Pajisja u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë. 4 shtetasit e tjerë u kapën në lokalin e shtetasit F. T., në lagjen “Kongresi”, duke kryer të njëjtën veprimtari të kundërligjshme”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026