EMRI| Organizonin lojëra të paligjshme fati, arrestohen dy persona në Lushnjë

24 Gusht 2024 | 11:29

Policia e Lushnjës ka goditur një rast të zhvillimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Erion Malaj, 36- vjeç, i cili ishte pronari i lokalit që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit, si dhe shtetasi Denis Vishkulli, 34 vjeç, i cili organizonte lojërat e fatit në lokalin në fjalë.

Policia sekuestroi 3 celularë dhe 15 televizorë që përdoreshin për organizimin e kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, një lokal ku organizoheshin lojëra fati.

Për këtë rast u arrestua shtetasi Erion Malaj, 36- vjeç, banues në Lushnjë pasi në lokalin e tij u konstatuan 15 televizorë të cilët shërbenin për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit Arjol Mehilli, 36 vjeç, banues në Lushnjë, Denis Vishkulli, 34 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Lushnjë, pasi u konstatuan në lokalin e shtetasit Erion Malaj, duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026