Po kujdesej për kanabisin e fshehur mes arës me misër, droni “fundos” 67-vjeçarin

24 Gusht 2024 | 11:02

Një 67-vjeçar në fshatin Trush është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap në mes të një parcele me misër, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar aty.

Parcela u evidentua si rezultat i monitorimit me dron nga forcat e policisë gjatë kontrollit të territorit.

Efektivët asgjësohen nëpërmjet djegies 215 bimë kanabis që ishin kultivuar nga 67 vjeçari.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

“Ndërkohë monitorimi ka vijuar dhe në territorin e njësisë administrative Pult. Gjatë monitorimit u konstatuan të kultivuara  dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër” shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit  me patrulla toksore dhe duke përdorur dronë për monitorim ajror,  në njësinë Administrative Bërdicë, në fshatin Trush, kanë konstatuar se në mës të një parcele me misër ishin kultivuar bimë kanabis.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 67 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili po kujdesej për 215 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu gjatë kontrollit të territorin me dron në njësinë administrative Pult u gjetën dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026